Sekretari amerikan i Tregtisë: Kanadaja duhet të bëhet “shteti i 51-të” i SHBA-së

Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick tha se mënyra më e mirë e bashkimit të ekonomive të Kanadasë dhe SHBA-së është që “Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së”, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të “The Hill”, Lutnick i cili mori pjesë në programin “Varney & Co.” në kanalin Fox Business, bëri vlerësime lidhur me ekonomitë e SHBA-së dhe Kanadasë.
Ai tha se mënyra më e mirë e bashkimit të ekonomive të Kanadasë dhe SHBA-së është që “Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së”.
Lutnick pretendon se Kanadaja duhet të punojë me SHBA-në. “Ata duhet të kenë parasysh avantazhet e pabesueshme të të qenit shteti i 51-të i SHBA-së”, tha ai.
Përpara se të bënte betimin dhe të hynte në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump kishte argumentuar shumë herë se Kanadaja duhet të përfshihej në SHBA si shteti i 51-të.
Trump pretendon se edhe kanadezët duan të jenë pjesë e SHBA-së duke përdorur vazhdimisht termin “guvernator” për kryeministrin kanadez Justin Trudeau.