YouTube lançon një plan të ri me kosto të ulët që përmban reklama

YouTube lançon një plan të ri me kosto të ulët që përmban reklama

YouTube lançon një abonim të ri me reklama quajtur Premium Lite i cili fillimisht do të jetë i disponueshëm në SHBA. Kushton 8 dollarë në muaj krahasuar me 14 dollarë në muaj të abonimit Premium dhe përdoruesit në Australi, Gjermani dhe Tajlandë së shpejti do të kenë qasje në të.

Shumica e videove do të jenë të disponueshme pa reklama nën këtë abonim si podkastet, gaming, modë dhe lajme. Por kompania ka vendosur që muzikën ta trajtojë ndryshe duke qenë se YouTube Music është integruar në YouTube Premium.

Reklamat do të shfaqet në muzikë, videot muzikore dhe Shorts. YouTube filloi testimin e një plani me kosto të ulët në disa tregje në Tetor të 2024.  Platforma ende e trajton planin Premium Lite si ekspertimental ndërsa kompania synon ta ofrojë për më shumë vende të botës këtë vit. /PCWorld Albanian

MARKETING