Presidenti sirian: Kërcënimi i zhvendosjes së Gazës, sprovë e përkushtimit tonë si arabë ndaj kauzës sonë jetike

Presidenti sirian, Ahmad al-Sharaa, ka dënuar thirrjet për zhvendosjen e detyruar të palestinezëve nga vendlindja e tyre, duke i quajtur ato një “turp për njerëzimin” dhe një “sprovë” për të gjithë arabët, transmeton Anadolu.
“Thirrja për zhvendosjen e detyruar të popullit palestinez nga toka e tyre është një turp për njerëzimin”, tha al-Sharaa në samitin urgjent arab në Egjipt për rindërtimin e Gazës.
Al-Sharaa paralajmëroi se thirrje të tilla janë “jo vetëm një kërcënim për popullin palestinez, por për të gjithë kombin arab”.
“Kërcënimi i zhvendosjes së popullit të Gazës nuk është vetëm një çështje humanitare, është një sprovë e përkushtimit tonë si arabë ndaj kauzës sonë jetike,” shtoi ai.
Ai theksoi se “çrrënjosja e popullit palestinez nga toka e tyre nuk mund të pranohet”, duke pohuar se “ka ardhur koha që të gjithë arabët të qëndrojnë së bashku kundër këtyre skemave”.