Për një agjërim të shëndetshëm në Ramazan syfyri nuk duhet anashkaluar

Për një agjërim të shëndetshëm në Ramazan syfyri nuk duhet anashkaluar

Eksperti turk duke u shprehur se një ushqyerje e shëndetshme dhe e ekuilibruar ka një rëndësi të madhe gjatë Ramazanit, tha se syfyri nuk duhet anashkaluar, raporton Anadolu.

Kreu i Departamentit të Inxhinierisë Ushqimore pranë Universitetit “Namık Kemal” të qytetit Tekirdağ, prof. dr. Ismail Yılmaz, në një deklaratë për Anadolu, tha se procesi i agjërimit mund të kalojë më lehtë me ushqimin e duhur.

Sipas tij, kjo mund të ndodhë vetëm me syfyrin. “Të mos ngrihesh për syfyr ose të pish vetëm ujë mund të bëjë që sheqeri në gjak të bjerë herët dhe ta bëjë ditën më pak produktive. Për këtë arsye, syfyri nuk duhet anashkaluar patjetër”, tha ai.

– “Shmangni ushqimet e rënda dhe të yndyrshme”

Duke dhënë rekomandime për një syfyr të shëndetshëm, Yılmaz tregoi se ushqimet me shumë yndyrë dhe brumërat në syfyr mund të vështirësojnë tretjen dhe të shkaktojnë probleme të ndryshme shëndetësore.

Ai thekson se ushqimet nuk duhet të hahen shpejt, ndërsa shtoi se ushqimet që përtypen mirë kontribuojnë pozitivisht në sistemin e tretjes.

Duke treguar se një nga problemet shëndetësore që njerëzit më së shumti ankohen gjatë Ramazanit është kapsllëku, Yılmaz rekomandoi konsumimin e ushqimeve me përmbajtje të lartë fibrash për të parandaluar këtë.

“Konsumimi i ushqimeve shumë të yndyrshme dhe brumërave gjatë syfyrit mund të shkaktojë disa probleme shëndetësore. Për këtë arsye gjatë syfyrit mund të konsumohen vezë, qumësht, kos, çorbë dhe ushqime me vaj ulliri. Në këtë mënyrë kalojmë në stilin e të ushqyerit të shëndetshëm. Vëmendje duhet t’i kushtohet ushqimit të duhur dhe të ekuilibruar. Duhet të hamë vakte të vogla dhe të shpeshta në vend të porcioneve të mëdha. Edhe nëse nuk keni etje, duhet të pini ujë shpesh deri në syfyr”, shtoi Yılmaz.

MARKETING