Google shton funksione të reja në asistentin me Al, Gemini

Google po i shton veçori të reja asistentit të tij me AI, Gemini, që i lejojnë përdoruesit t’i bëjnë pyetje duke përdorur video dhe përmbajtje nga ekrani në kohë reale.
Në Mobile World Congress (MWC) 2025 në Barcelonë, kompania shfaqi një veçori të re “Screenshare”, e cila i lejon përdoruesit të ndajnë atë që është në ekranin e telefonit të tyre me Gemini dhe të bëjnë pyetje, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Si shembull, kompania tregoi një video të një përdoruesi duke blerë një palë xhinse të gjera dhe duke pyetur Geminin se çfarë veshje të tjera do të kombinoheshin mirë me to.
Ky funksion lejon që përdoruesit të bëjnë një video dhe të bëjnë pyetje për të ndërkohë që po e filmojnë.
Ndryshe, kompania tha se këto veçori do të shpërndahen për përdoruesit e Gemini Advanced në planin Google One AI Premium në Android më vonë këtë muaj. /Telegrafi/