Droni izraelit vret 2 persona në Baalbek, pavarësisht armëpushimit

Droni izraelit vret 2 persona në Baalbek, pavarësisht armëpushimit

Një sulm izraelit me dron ka vrarë sot dy persona dhe plagosi dy të tjerë në rrethin Baalbek të Libanit lindor, sipas raportimeve të mediave.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit, NNA, tha se sulmi ajror u krye në zonën Shaara në Janta, që ndodhet në rrethin Baalbek pranë vargmalit lindor të Libanit.

Ushtria izraelite ka vazhduar të shkelë marrëveshjen e armëpushimit të 27 nëntorit me Libanin me më shumë se 1.033 shkelje të raportuara nga autoritetet libaneze, duke përfshirë vdekjen e të paktën 81 personave.

Marrëveshja e armëpushimit i dha fund një lufte ndërkufitare disamujore midis Izraelit dhe grupit libanez të rezistencës, Hezbollahut, e cila u përshkallëzua në një konflikt të shkallës së plotë në shtator të vitit të kaluar.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli duhej të tërhiqej plotësisht nga Libani jugor deri më 26 janar, por afati u zgjat deri më 18 shkurt pasi Izraeli refuzoi ta zbatonte. Ushtria izraelite u tërhoq nga qytetet jugore të Libanit javën e kaluar, por ruajti praninë ushtarake në pesë pika kufitare.

MARKETING