Rama: Nuk ka aspak dyshim që ne qëndrojmë krah Ukrainës

Rama: Nuk ka aspak dyshim që ne qëndrojmë krah Ukrainës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është adresuar sot me një fjalim online samitit për Ukrainën të mbajtur në Kiev, duke theksuar se nuk ka aspak dyshim që qëndrojnë krah Ukrainës, transmeton Anadolu.

Në fjalën e tij në Samitin “Mbështetje për Ukrainën”, mbajtur në 3-vjetorin e nisjes së luftës Rusi-Ukrainë, Rama është fokusuar në debatet dhe qëndrimet e fundit rreth luftës, mbështetjen ndaj Ukrainës dhe çështje të tjera.

Ai ka shtuar se beson që është koha që të kenë një reflektim më të thellë sesa ajo çfarë do të bëjnë për sa i takon mbështetjes ushtarake apo shpenzimeve ushtarake.

“Evropa si kontinent duhet që të krijojë një varg të gjatë diplomatik, përfshi Britaninë e Madhe, sigurisht Türkiyen, Bashkimin Evropian, pa asnjë dyshim, dhe të dalë me një qëndrim. Të dalë me një qëndrim, sepse kam frikë se do të jetë e paqëndrueshme përkundrejt opinioneve publike, sidomos në pjesën perëndimore të kontinentit, që të vazhdohet, e të flitet ajo çfarë po flasim këtu. Por ndërkohë shohim që SHBA-ja dhe Rusia po hyjnë në një marrëveshje, ndërkohë që Ukraina përjashtohet apo i imponohet diçka që është tërësisht e padrejtë”, tha Rama.

Kryeministri Rama ka theksuar se e përsërit që nuk ka aspak dyshim që qëndrojnë krah Ukrainës. “Nuk ka aspak dyshim që ne qëndrojmë krah çdo vendimi që të mëdhenjtë në këtë hapësirë do të marrin, por disa dyshime për faktin që këtu po flasim vetëm për gjysmën e historisë, jo për gjysmën tjetër dhe po merremi vetëm me gjysmën e problemit, që është ana ushtarake, dhe jo me anën, gjysmën tjetër, që është politika dhe diplomacia e tij e këto duhen ndarë”.

Rama gjithashtu ka ngritur pyetjen se si mundet që Evropa si kontinent të jetë efikase për të mbrojtur veten dhe për të bërë maksimumin nga diçka që po ndodh, “një negociatë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

MARKETING