Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka reaguar pas humbjes së partisë së tij SPD në zgjedhjet e mbajtura sot në Gjermani.

Roth i cili është një mik i madh i Kosovës, e ka cilësuar si një “humbje të hidhur” humbjen që pësoi partia të cilës i takon.
Në një postim në “X”, Roth ka shkruar “Partia ime SPD ka pësuar një humbje të hidhur. Edhe në qarkun tim. Kjo dhemb!”.

Ai ka theksuar se kjo humbje është një goditje e rëndë dhe se tani është koha për të parë pasojat.
Roth, i cili ka pasur një rol të rëndësishëm në politikën europiane, ka shprehur gjithashtu respektin për fitoren e CDU/CSU dhe liderin e saj Friedrich Merz.

“I uroj CDU/CSU dhe Friedrich Merz për fitoren në zgjedhje”, ka shkruar ai.

Pavarësisht fitores së opozitës, deputeti gjerman ka shprehur shqetësim të madh për rritjen e populizmit kombëtar dhe për rrezikun që ai paraqet për demokracinë.

“Populizmi kombëtar që përbuz demokracinë është ende në rritje”, ka shkruar Roth.

MARKETING