Erdoğan bisedë telefonike me Macronin: Plani për zhvendosjen e palestinezëve i papranueshëm

Erdoğan bisedë telefonike me Macronin: Plani për zhvendosjen e palestinezëve i papranueshëm

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, ku ka theksuar se plani për të zhvendosur palestinezët në Egjipt, Jordani ose në një vend tjetër të tretë është i “papranueshëm”, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes njoftoi se gjatë bisedës telefonike me presidentin Macron, presidenti Erdoğan përsëriti refuzimin e planit për zhvendosjen e palestinezëve.

Të dy liderët gjithashtu diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe çështje rajonale dhe globale.

Lidhur me luftën e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, Erdoğan theksoi përpjekjet e vazhdueshme të Türkiyes për t’i dhënë fund luftës dhe për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

“Si një vend që ka sjellë me sukses të dyja palët në tryezën e bisedimeve disa herë, Türkiye mund të kontribuojë në bisedimet e paqes, duke përfshirë edhe në organizimin e tyre,” shtoi ai.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e fillimit të një procesi negociues që nuk përjashton asnjë nga dy vendet e konfliktit.

Siç thekson drejtoria turke, dy liderët ranë dakord të punojnë në një mënyrë më të koordinuar si udhëheqës të dy vendeve aleate të NATO-s.

MARKETING