Trump thotë se do ta ‘marrë’ Gazën nën autoritetin e SHBA-së ndërsa pret mbretin e Jordanisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se do të “marrë” Rripin e Gazës së rrethuar nën autoritetin e SHBA-së ndërsa priti Mbretin e Jordanisë Abdullah në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Anadolu.
Më tej, Trump vazhdoi me këmbëngulje se ai do të zbatojë propozimin e tij për të marrë pronësinë e Gazës, duke theksuar se “ne do ta drejtojmë atë siç duhet”.
“Ne do ta marrim, do ta mbajmë, do ta çmojmë. Ne do të kemi shumë gjëra të mira të ndërtuara atje, duke përfshirë hotele dhe ndërtesa të zyrave, banesa dhe gjëra të tjera. Dhe, ne do ta bëjmë atë vend atë që duhet të jetë”, tha Trump.
Presidenti amerikan ngurroi kur u pyet në lidhje me kërcënimet e tij të mëparshme për të ndalur ndihmën amerikane nëse ata refuzojnë të rivendosin afër 2 milionë palestinezët që ai planifikon t’i zhvendosë sipas propozimit të tij për pronësinë.