Trump: Ukraina të na japë si kolateral tokat e rralla të pasura me minerale, që ne ta ndihmojmë
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se dëshiron që të negociojë një marrëveshje me Ukrainën, por se Kievi duhet që të ofrojë garanci për tokat e saj të rralla, mineralet që përdoren masivisht në elektronikë, në këmbim të ndihmës amerikane.
“Ne po përpiqemi të gjejmë një marrëveshje me Ukrainën ku ata mund të ofrojnë si kolateral tokat e tyre të rralla dhe gjëra të tjera në këmbim të asaj që ne u japim atyre”, u tha presidenti amerikan gazetarëve në Zyrën Ovale, duke theksuar se Ukraina është e gatshme ta bëjë këtë.
Sa i përket Gazës, presidenti amerikan deklaroi se nuk ka “asnjë garanci” se armëpushimi do të zgjatet në Gaza, në prag të një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
“Nuk kam asnjë garanci se paqja do të zgjasë”, tha ai, përpara se i dërguari i tij i posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, i cili ishte pranë tij, të shtonte: “Ka zgjatur deri më tani, dhe ne sigurisht kemi shpresë, për të arritur pengjet dhe të shpëtojmë jetë dhe arrijmë, shpresojmë, një zgjidhje paqësore për të gjithë këtë.”