Bart De Wever, kryeministër i ri i Belgjikës

Bart De Wever, kryeministër i ri i Belgjikës

Pas bisedimeve të koalicionit që zgjatën rreth 8 muaj, në Belgjikë u formua qeveria dhe Bart De Wever lideri i Aleancës së Re Flamane (N-VA) me prirje të djathtë, u bë kryeministri i ri i vendit, transmeton Anadolu.

De Wever, lideri i partisë nacionaliste Flamane N-VA që doli si partia e parë në zgjedhjet e mbajtura më 9 qershor 2024, u bë kryeministri i ri si rezultat i konsensusit të arritur paa negociatave të koalicionit që zgjatën 237 ditë.

Pasi mori detyrën nga kryeministri aktual Alexander de Croo, De Wever bëri betimin në prani të mbretit Philippe.

De Wever do të përfaqësojë vendin e tij edhe në samitin joformal të Bashkimit Evropian (BE) që do të mbahet sot në kryeqytetin Bruksel.

Partnerë të tjerë në koalicion janë Partia Liberale frankofone “MR”, frankofonja e qendrës “Les Engages”, socialistja Flamane “Vooruit” dhe kristiandemokratja “CD&V”.

Qeveria e De Wever u protestua shumë herë përpara se të formohej për shkak të politikave shtrënguese që njoftoi se do të zbatonte për shkak të deficitit buxhetor të vendit.

MARKETING