Trump: Tarifë prej 25% për mallrat nga Kanadaja dhe Meksika

Trump: Tarifë prej 25% për mallrat nga Kanadaja dhe Meksika

Nisur nga 1 Shkurti mallrat nga Kanadaja dhe Meksika do të kenë një tarifë prej 25%. Vendimin e tij Presidenti Donald Trump e bëri nga Zyra Ovale ku u shpreh se po merr kohë për të vendosur nëse do të tarifohet edhe nafta.

Vendosja e tarifave për naftën nga Kanadaja dhe Meksika mund ta bëjë të vështirë për Trump që të mbajë premtimin e tij për të ulur inflacionin e përgjithshëm duke ulur kostot e energjisë. Ky vendim mund të ketë pasoja edhe tek konsumatorët amerikanë të cilët mund të përballen me çmime më të larta të karburantit.

Matthew Holmes, shef i politikave publike në Dhomën Kanadeze të Tregtisë, tha se tarifat e Trump do të “taksojnë Amerikën së pari” në formën e kostove më të larta.

Presidenti amerikan la të kuptohet se përveç mallrave nga Kanadaja dhe Meksika mund të vendosë tarifa edhe për Kinën.

“Po mendoj gjithashtu edhe për Kinën sepse ata po dërgojnë fentanil në vendin tonë dhe për shkak të kësaj, ata po na shkaktojnë qindra mijëra vdekje. Kështu që Kina do të përfundojë duke paguar një tarifë edhe ne jemi në proces për ta bërë këtë. Ne do të vendosim se si do të veprojmë. Por Kina duhet të ndalojë dërgimin e fentanilit në vendin tonë dhe vrasjen e njerëzve tanë”, tha Donald Trump.

Trump po vendos tarifa ndaj këtyre vendeve për t’i detyruar ato të ndërmarrin veprime për të ndaluar emigrantët pa dokumente dhe dërgesat e fentanilit në SHBA

MARKETING