Franca përjashton dërgimin e trupave në Grenlandë mes dëshirës së SHBA-së për të aneksuar ishullin
Franca ka përjashtuar dërgimin e trupave ushtarake në Grenlandë, respektivisht në ishullin më të madh në botë dhe territorin autonom danez me një vetëqeverisje dhe parlament të vetin, raporton Anadolu.
Duke folur në konferencën javore për media, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, Christophe Lemoine, u përgjigj në pyetjet nga Anadolu duke theksuar se parimi i paprekshmërisë së kufijve dhe sovranitetit mbetet i vlefshëm në Evropë.
Lemoine tha se presidenti Emmanuel Macron dhe ministri i Punëve të Jashtme, Jean-Noel Barrot, ua kishin përsëritur këtë parim homologëve të tyre danezë gjatë vizitës së tyre në Paris në fillim të kësaj jave.
“Dërgimi i trupave nuk bëhet fjalë. E vetmja çështje në fjalë është ri-afirmimi i detyrimit për të respektuar kufijtë dhe sovranitetin kombëtar”, theksoi ai.
Komentet e Francës vijnë në një kohë kur presidenti amerikan, Donald Trump, e bëri të qartë qëllimin e tij për të marrë territorin nën kontrollit e SHBA-së.