Ministria e jashtme turke dënon sulmin e PKK-së ndaj ushtarëve irakianë
Ministria turke e Punëve të Jashtme ka deklaruar se Türkiye së bashku me Irakun do të vazhdojën të luftojnë kundër terrorizmit, pas vrasjes së dy rojeve kufitare irakiane nga terroristët e PKK-së, transmeton Anadolu.
“Është e qartë se organizata terroriste PKK përbën një kërcënim të përbashkët për sigurinë kombëtare të Türkiyes dhe Irakut, si dhe shkel sovranitetin e vendit”, shkroi në rrjetet sociale Öncü Keçeli, zëdhënës i Ministrisë së Puënve të Jashtme të Türkiyes.
Keçeli theksoi se sulmi i të premtes ndaj rojeve “përsëri ka zbuluar fytyrën e vërtetë” të grupit terrorist PKK.
Ai gjithashtu shprehu dhimbje të thellë për vdekjet dhe ngushëllime për popullin e Irakut.
Të premten, Ministria e Puënve të Brendshme e Irakut njoftoi se dy terroristët e PKK-së që vranë dy roje kufitare irakiane u neutralizuan gjatë përleshjeve në zonën Batufa të rrethit Zaho.
Komanda e Gardës Kufitare të Irakut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme tha se forcat kufitare arritën te terroristët, duke rezultuar me vdekjen e terroristëve. Nga incidenti ka mbetur i plagosur edhe një gardian tjetër.
Grupi terrorist PKK jo vetëm që vë në shënjestër forcat e sigurisë dhe civilët në Irak me sulme terroriste që minojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit, por gjithashtu parandalon që shërbimet dhe përpjekjet e zhvillimit të arrijnë në qindra fshatra nën pushtimin e tij.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 40-vjeçare kundër Türkiyes, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë, foshnja dhe të moshuar.