Gjermania rivendos sisteme të mbrojtjes ajrore “Patriot” në Poloni

Gjermania rivendos sisteme të mbrojtjes ajrore “Patriot” në Poloni

Dy sisteme të mbrojtjes ajrore, “Patriot”, të Gjermanisë janë rivendosur në Poloninë juglindore për ta mbrojtur një rrugë furnizimi për ushtrinë dhe ndihmat për Ukrainën dhe do të funksionalizohen të hënën.

Këtë e ka bërë të ditur të enjten ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, transmeton agjencia “Reuters”.

Gjermania ka filluar vendosjen e sistemeve Patriot në Poloni në janar të 2023-tës, pasi një mbetje e një rakete nga Ukraina ka goditur një fshat polak gjatë nëntori të 2022-tës, duke rritur shqetësimet për shpërndarjen e luftës jashtë Ukrainës. Edhe një raketë tokë-ajër ka rënë në Poloninë veriore në prill të 2023-tës.

Sistemet gjermane Patriot do të qëndrojnë afër kufirit Poloni-Ukrainë për gjashtë muaj për ta mbrojtur zonën ajrore në rajon, ka deklaruar Pistorius gjatë vizitës në aeroportin ushtarak polak të Jaionkës afër Rzeszowit.

Po ashtu ai shtoi se Berlini do të dërgojë aeroplan ushtarak Eurofighter në Poloni gjatë verës për të ndihmuar në patrullime.

Ministri i Mbrojtjes i Polonisë, Wladyslaw Kosniak-Kamysz, ka mirëpritur vendosjen e sistemit të mbrojtjes ajrore.

Dhe ka shtuar se “Jasionka është pjesa kryesore për ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën”.
“Rreth 90% e ndihmave për Ukrainën kalojnë këtu, dy sistemet Patriot janë gjë e madhe, ato sigurojnë pjesën ajrore të Polonisë”, tha ai.

Në dhjetor, Norvegjia kishte vendosur në Poloni aeroplan ushtarak F-35 dhe sistemin e mbrojtjes NASAMS, për ta ruajtur pjesën e furnizimit, duke deklaruar se ishte kritike për dërgimin e furnizimit ushtarak për Ukrainën që ka nevojë të madhe.

Nga janari deri në dhjetor të 2023-tës, Gjermania kishte dërguar 300 trupa bashkë me tre sisteme Patriot.

Ata ishin të vendosur në qytezën e Zamosc, rreth 50 kilometra larg kufirit me Ukrainën për të mbrojtur qytetin dhe linjën hekurudhore.

MARKETING