Kremlini: Jemi të gatshëm për dialog me SHBA-në në kushte të barabarta

Kremlini: Jemi të gatshëm për dialog me SHBA-në në kushte të barabarta

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se nuk shohin ndonjë element të ri në kërcënimin e presidentit amerikan Donald Trump për sanksione kundër Rusisë, duke shtuar se Moska vazhdon të jetë gati për një dialog “në kushte të barabarta dhe me respekt të ndërsjellë”, raporton Anadolu.

Në kryeqytetin rus Moskë, Peskov iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me disa çështje aktuale.

Duke vlerësuar kërcënimet e reja sanksionuese të Trumpit kundër Rusisë, Peskov tha: “Ne nuk shohim ndonjë element të ri këtu. Trump ishte një nga presidentët amerikanë që përdori më shpesh metodat e sanksioneve gjatë mandatit të tij të parë si president. Atij i pëlqejnë këto metoda”.

Peskov vuri në dukje se po ndjekin nga afër deklaratat që vijnë nga SHBA-ja, duke shtuar: “Ne vazhdojmë të jemi të gatshëm për një dialog në kushte të barabarta dhe me respekt të ndërsjellë. Një dialog i tillë u zhvillua midis presidentit rus Vladimir Putin dhe Trumpit. Ne presim sinjale edhe pse nuk ka ende zhvillim për këtë çështje”.

Ndër të tjera, Peskov u shpreh gjithashtu se hapat “jomiqësorë” të vendeve perëndimore ndaj aseteve ruse nuk do të mbeten pa përgjigje.

Duke folur për tërheqjen e mundshme të Armenisë nga Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), Peskov deklaroi: “CSTO është një organizatë e pavarur dhe e pjekur që ka dëshmuar efektivitetin e saj dhe punimet e saj vazhdojnë. Armenia deri më tani nuk ka deklaruar qëllimin e saj për t’u tërhequr nga organizata”.

MARKETING