Shkup, ka ndërruar jetë 17 vjeçari që u godit nga rryma
Ka ndërruar jetë djaloshi 17-vjeçar nga Vollkova, i cili më 16 janar ka hipur në një cisternë-vagon dhe është goditur nga rryma. “Për fat të keq, dhe krahas përpjekjeve maksimale të ekipeve mjekësore, jetën e ka humbur pacienti 17-vjeçar me djegie dhe lëndime të rënda”, thonë nga KARIL.
Pacienti u trajtua në mënyrë multidisiplinare nga specialistë nga kirurgjia plastike dhe torakale në njësinë për trajtim intensiv, duke i marrë parasysh rezultatet nga të gjitha hulumtimet, parametrat dhe gjendjes së tij jashtëzakonisht të vështirë shëndetësore.
Në hekurudhën në komunën e Kisella Vodës, djaloshi ka hipur në cisternë-vagon, kur është goditur nga rryma. Nga Ministria e Punëve të Brendshme për rastin sqaruan se cisterna është djegur, ndërsa djaloshi me automjet të Ndihmës urgjente, është dërguar në Qendrën emergjente.