Ukraina i kundërpërgjigjet Rusisë, sulmon dy depo nafte
Ukraina mori të shtunën përgjegjësinë për dy sulme ndaj depove të naftës në pjesën perëndimore të Rusisë, akti më i fundit i fushatës ajrore të Kievit kundër objektivave strategjike ruse.
Dëmet janë ende duke u vlerësuar, thuhej në deklaratë.
Forcat ukrainase kanë shtuar sulmet brenda Rusisë, kryesisht ndaj depove të naftës dhe objekteve që prodhojnë mjete ushtarake, në një përpjekje për në frenuar përparimin e Rusisë në Ukrainën lindore.
Rusia ka kryer gjithashtu sulme ajrore të rregullta ndaj qyteteve të Ukrainës. Të shtunën katër persona u vranë pas një sulmi me raketa në qendër të Kievit.
Ndërsa lufta ndodhet pothuajse në vitin e tretë të saj, Ukraina dhe Rusia janë përpjekur të forcojnë pozitat e tyre në fushëbetejë përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump më 20 janar. Zoti Trump ka thënë se do t’i japë shumë shpejt fund luftës. /voa