Ham’asi thotë se u ka dorëzuar përgjigje zyrtare ndërmjetësve mbi propozimin e armëpushimit në Gaza
Grupi palestinez i rezistencës Hamas tha sot në mbrëmje se i është përgjigjur zyrtarisht marrëveshjes së propozuar për armëpushim me Izraelin, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, grupi tha: “Udhëheqja e Hamasit sapo ua ka dhënë përgjigjen e saj ndërmjetësve (Egjiptit dhe Katarit) ndaj propozimit të armëpushimit”.
Njoftimi pasoi një takim urgjent të byrosë politike të Hamasit për të diskutuar propozimin e ndërmjetësve, thuhet në deklaratë.
Grupi theksoi përkushtimin e tij ndaj popullit të Gazës, duke deklaruar: “Hamasi ka vepruar me përgjegjësi dhe pozitivitet të plotë, i nxitur nga detyra e tij ndaj popullit tonë të palëkundur dhe rezistent në Gaza, për të ndalur agresionin sionist, për t’i dhënë fund masakrave dhe për të ndaluar vazhdimin gjenocid ndaj tyre”.