Shkon në 46.645 numri i palestinezëve të vra’rë nga sulmet izraelite në Gaza
Autoritetet në Rripin e Gazës njoftuan se është rritur në 46.645 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023.
Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza ndau informacionet e fundit lidhur me sulmet që Izraeli po i vazhdon prej 465 ditësh në Rripin e Gazës.
Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 61 palestinezë, ndërsa 281 të tjerë janë plagosur.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 46.645, ndërsa i të plagosurve në 110.012.
Sipas kësaj, në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në Rripin e Gazës, në 10 ditët e fundit kanë humbur jetën 429 palestinezë dhe janë plagosur 1.429 të tjerë.
Gjithashtu, nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve, teksa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.