Gjenerali ukrainas: Në dhjetor, dronët tanë goditën 54 mijë objektiva në Rusi

Gjenerali ukrainas: Në dhjetor, dronët tanë goditën 54 mijë objektiva në Rusi

Komandanti i përgjithshëm i forcave ukrainase, gjenerali Oleksandr Sirsky, prezantoi suksesin e dronëve të ushtrisë ukrainase në vitin 2024.

Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës, Oleksandr Syrsky, publikoi një përmbledhje të takimit me komandantët e sistemeve pa pilot dhe njësive të luftës elektronike.

Sirsky tha se gjatë dhjetorit 2024, forcat ukrainase goditën më shumë se 54 mijë objektiva ruse, me pothuajse gjysmën e sulmeve të kryera nga dronët kamikaze.

Ai iu referua veçanërisht sukseseve të arritura nga brigada e dronëve të major Robert Brovdy dhe njësia e dronëve të brigadës së 46-të ajrore, 57-të e këmbësorisë së motorizuar, e 28-të e mekanizuar, e 35-të e marinës dhe e 3-të sulmuese.

Gjatë takimit, ai mori raporte nga koloneli Vadim Sukharevsky, komandant i forcave të sistemeve pa pilot të Ukrainës, si dhe përditësime nga komponentë të ndryshëm të forcave të mbrojtjes përgjegjëse për zhvillimin dhe përdorimin operacional të sistemeve pa pilot të aviacionit, tokës dhe detit.

 

MARKETING