Cilat shtete evropiane kanë përqindjen më të lartë të duhanpirësve?
Përqindja e duhanpirësve në BE ka mbetur pothuajse e pandryshuar që nga viti 2020, tregojnë të dhënat.
Bëhet e ditur se gati një e katërta e qytetarëve të BE-së (24%) janë duhanpirës.
Sondazhi i fundit i Eurobarometrit mbi duhanpirjen thekson se shkalla e pirjes së duhanit ka mbetur relativisht e pandryshuar midis 2020 dhe 2023, me vetëm një rënie prej 1%.
Raportohet se duhanpirësit më të mëdhenj janë në Evropën Lindore dhe Juglindore, me 37% në Bullgari, 36% në Greqi, 35% në Kroaci dhe 34% në Rumani.
Suedia ka shkallën më të ulët të duhanpirësve 8%, e ndjekur nga Holanda 11% dhe Danimarka 14%.
Ndërsa burrat kanë më shumë gjasa të pijnë duhanin sesa gratë (28% kundrejt 21%).
Në të njëjtën kohë, 56% thonë se nuk kanë pirë kurrë duhan në jetën e tyre, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Meshkujt e rinj me vështirësi financiare kanë më shumë gjasa të pinë duhan
Përqendrimi më i lartë i duhanpirësve është në grupmoshën 25-39 vjeç (32%), ndërsa përqindja më e ulët është tek ata të moshës 55 vjeç e lart.
Personat e papunë kanë më shumë gjasa të pinë duhan (40%), të ndjekur nga punëtorët fizikë (37%) dhe menaxherët (20%).
Përqindja e duhanpirësve është më e lartë në mesin e njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e faturave (38%) sesa tek njerëzit që nuk janë përballur kurrë me këto probleme (21%).
Cigaret në kuti mbeten më të njohurat, me 77% të duhanpirësve që i zgjedhin ato, krahasuar me 23% që preferojnë cigaret e mbështjella me dorë.
Konsumi ditor ndryshon shumë në të gjithë bllokun, me mesataren 14 cigare në ditë, një normë që ka mbetur e qëndrueshme që nga viti 2020.
ë dhënat tregojnë gjithashtu se përqindja e njerëzve që përdorin cigare elektronike është vetëm 3%.
Duhani është shkaktari kryesor i kancerit të parandalueshëm
Ndryshe, duhani mbetet rreziku më i madh për shëndetin dhe është përgjegjës për 700,000 vdekje në vit vetëm në BE.
Për më tepër, rreth 50% e duhanpirësve vdesin para kohe, mesatarisht 14 vjet më herët se jo duhanpirësit.
Konsumimi i duhanit është gjithashtu shkaku kryesor i kancerit të parandalueshëm, me 27% të të gjithë tumoreve që i atribuohen përdorimit të tij, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. /Telegrafi/