Argjentinë, mbahet protestë në mbështetje të Palestinës

Argjentinë, mbahet protestë në mbështetje të Palestinës

Në shtetin e Amerikës së Jugut, Argjentinë, u mbajt një marshim në mbështetje të popullit të Palestinës, raporton Anadolu.

Shumë mbështetës të Palestinës që u mblodhën në kryeqytetin Buenos Aires, marshuan drejt ambasadës së Izraelit.

Protestuesit marshuan nën sloganin “Një krishtlindje pa gjenocid” dhe reaguan kundër sulmeve të Izraelit në Gaza.

Me flamujt palestinezë në duar, protestuesit brohoritën sloganet “Në Gaza ka gjenocid” dhe “Palestina e Lirë”.

Protesta e mbështetur edhe nga organizatat e ndryshme të shoqërisë civile dhe përfaqësues të sindikatave, përfundoi pa incidente.

MARKETING