DAP: Afati i fundit për dorëzimin e deklaratave të TVSH-04 është deri nesër

DAP: Afati i fundit për dorëzimin e deklaratave të TVSH-04 është deri nesër

Administrata e të Ardhurave Publike rikujton tatimpaguesit që kanë detyrimin për të dorëzuar deklaratat e TVSH-04, se afati skadon më 25 dhjetor të këtij viti.

Deri dje, sipas DAP-it, nga gjithsej 7397 raporte të pritshme për TVSH – 04 janë dorëzuar vetëm 1831, që përbën vetëm 24,75 për qind të numrit të përgjithshëm. Sipas të dhënave, përqindja më e lartë e raporteve të dorëzuara për TVSH-04 është shënuar në Drejtorinë rajonale të Tetovës, ndërsa përqindja më e ulët është shënuar në Drejtorinë e Manastirit.

– Mos e vononi procesin. Paraqisni në kohë deklaratat tuaja të TVSH-së – 04 dhe shmangni stresin ose sanksionet e panevojshme. Demonstroni përgjegjësi dhe pajtueshmëri në operacionet e biznesit tuaj dhe jini shembull i tatimpaguesve përgjegjës. Paraqisni të gjitha dokumentet e nevojshme tek kontabilistët tuaj për të përgatitur në kohë deklaratat e TVSH – 04 dhe dorëzimin e tyre brenda afatit – apelojnë nga DAP.

MARKETING