Lajçak: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka bërë një përmbledhje të punëve për vitin që përfundon edhe pak ditë. Ndër të tjera, ai ka përmendur edhe dialogun mes dy shteteve, raporton Gazeta Sinjali.
Lajçak e ka bërë të qartë se ka pritur më shumë sesa që i është ofruar.
Duke treguar për arritjet dhe ngecjet që janë hasur gjatë takimeve që ai pati me kryengociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, Lajçak ka rikujtuar edhe njëherë se nuk do të ketë integrim në BE pa normalizimin e marrëdhënieve.
Përderisa progresi ka qenë më i ngadalshëm se sa ai ka shpresuar, Lajçak thotë se ajo që është arritur vazhdon të jetë para së gjithash në të mirë të qytetarëve si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.