Fidan takohet me kryediplomaten gjermane Baerbock në Ankara
Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, u takua sot në Ankara me homologen e tij gjermane, Annalena Baerbock, raporton Anadolu.
Teksa akoma nuk janë publikuar detaje të takimit nga Ministria e Jashtme e Türkiyes, Zyra Federale e Punëve të Jashtme e Gjermanisë në një njoftim paraprak kishte sugjeruar se diskutimet do të fokusoheshin në procesin e paqes në Siri.
Gjatë vizitës së saj në Türkiye, Baerbock shoqërohet nga Tobias Lindner, ministër i shtetit dhe koordinatori special i Ministrisë së Jashtme Federale për Sirinë.
Përpos kësaj, në një takim të ndarë, Fidan priti nënsekretarin e përgjithshëm të OKB-së për çështjet humanitare dhe koordinatorin e ndihmës emergjente, Tom Fletcher.
Nuk u dhanë detaje të mëtejshme rreth takimit.