Presidenti turk dhe kancelari austriak diskutojnë të ardhmen e Sirisë dhe kthimin e refugjatëve

Presidenti turk dhe kancelari austriak diskutojnë të ardhmen e Sirisë dhe kthimin e refugjatëve

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan dhe kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, në një bisedë telefonike kanë diskutuar lidhjet dypalëshe, si dhe çështjet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes njoftoi se presidenti Erdoğan gjatë telefonatës tha se Siria po hyn në një periudhë të re ku qytetarët e saj do të përcaktojnë të ardhmen e vendit.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e eliminimit të të gjitha grupeve terroriste që veprojnë në Siri, përfshirë PKK-në dhe DEASH-in, me qëllim për të ruajtur integritetin territorial të vendit.

Presidenti turk gjithashtu tha se ka filluar kthimi i sigurt, dinjitoz dhe vullnetar i refugjatëve sirianë nga Türkiye. Ai theksoi se vazhdimi i kthimit të tyre dhe në numër më të madh, varet nga krijimi i kushteve të qëndrueshme të jetesës në vendin e goditur nga lufta.

Ai theksoi se mbështetja ndërkombëtare është thelbësore për rindërtimin e Sirisë.

Bashar Asadi, lideri i Sirisë për pothuajse 25 vjet, u arratis në Rusi pasi grupet kundër regjimit morën kontrollin e Damaskut

MARKETING