Drejtoria e Doganave: Është sekuestruar kompjuter i specializuar për gërmimin e kriptovalutave
Në raportin e tyre për javën e kaluar, nga Drejtoria e Doganave theksojnë se në pikën kufitare “Bllacë” është sekuestruar një kompjuter i specializuar për “gërmimin e kriptomonedhave”
“Pajisjet e specializuara kompjuterike e destinuara për “gërmim i kriptomonedhave” është sekuestruar pas kontrollit të një veture që po hynte në vend përmes pikës kufitare Bllacë”, thuhet në njoftimin e Doganave.
Nga Drejtoria e Doganave gjithashtu thonë në pikën kufitare “Tabanoc” është parandaluar kontrabandimi i 26 kanarinave belge.
“Në hyrje të shtetit, në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, ekipi mobil gjatë kontrollit të autobusit ka zbuluar 26 kanarina belge dhe 4 thasë me ushqim për shpezë. Të njëjtit pa leje dhe dokumente përkatëse, një shtetas i Maqedonisë i cili udhëtonte në autobus, ka dashur t’i sjellë në vend në mënyrë të paligjshme”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Drejtorisë së Doganave.