Dramë në qendër të Shkupit: I arratisuri ngjitet në dru për t’i shpëtuar policisë, por mbetet i bllokuar
Një operacion i pazakontë shpëtimi është duke u zhvilluar në qendër të Shkupit, afër godinës së Ministrisë së Mbrojtjes.
Policia ishte duke ndjekur një të dyshuar, por ai arriti të “strehohej” nga ndjekja duke u ngjitur në një dru pranë rrugës.
Policët e vërejtën, por i dyshuari qëndroi i ngjitur në drurin. Më pas u thirr zjarrfikësi dhe ndihma e shpejtë, me idenë që të fryhej një dyshek dhe i dyshuari të hidhej mbi të.
Megjithatë, nuk kishte hapësirë të mjaftueshme për dyshekun, ndaj po kërkohet një zgjidhje e re për ta përfunduar dramën e shpëtimit dhe ndjekjen policore.