Kaos në lagjen Kapishtec: Të rinjtë thyejnë gjësende, përleshen dhe gjuajnë fishekzjarre
Disa të mitur mbrëmë sërish janë sjellë në mënyrë vandale në lagjen Kapishtec. Ata kanë thyer shishe, kanë hedhur fishekzjarre dhe janë përleshur, duke rrezikuar drejtpërdrejt rendin dhe qetësinë publike si dhe sigurinë e qytetarëve.
“Kjo nuk është një incident i izoluar, por një problem i vazhdueshëm që kërkon reagim të menjëhershëm. Si qytetarë të përgjegjshëm, tashmë kemi paraqitur kallëzim pranë institucioneve përkatëse dhe i bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të marrë masa të menjëhershme për t’u përballur me këto ngjarje të pahijshme dhe të nisë një hetim të detajuar,” ka thënë kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski.
Ai pret një reagim të shpejtë dhe efikas me qëllim parandalimin e një tragjedie më të madhe. Edhe më parë, të rinjtë kishin dëmtuar pajisje urbane dhe më pas kishin thyer e vozitur një eskavator.