McLaren dominon provat zyrtare në Abu Dhabi me të dy pilotët, Leclerc e nis garën nga vendi i fundit
Piloti britanik Lando Norris siguroi “pole position” sot pasdite në pistën e Yas Marina, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Abu Dhabi. Ky është “pole” nr.9 në karrierë për pilotin e McLaren, që dha kohën 1’22”884, siguruar në sekondat e fundit.
Një dominim i McLaren në këto prova zyrtare, me të dy pilotët e saj në vijën e parë në startit. I dyti u rendit Oscar Piastri, rezultat ky që afron makinën britanike me titullin kampion për konstruktorë, pasi rivalët e Ferrari janë shumë larg.
I tregi u klasifikua Carlos Sainz me makinën “kokëkuqe”, që do të ndajë vijën e dytë me një emër surprisë, Nico Hulkenberg me Haas. Vetëm i pesti Max Verstappen me Red Bull, që la pas Gasly, Russell, Alonso, Bottas dhe Perez, në “top-10” më të mirët. Ai që zhgënjeu ishte Charles Leclerc me Ferrari, që u klasifikua i 14-ti pasi iu hoq koha e dhënë.
Dhe, pas penalizimit me 10 pozicionte, do ta nisa garın e së dielës nga vendi i fundit. Dobët u paraqit edhe Lewis Hamilton me Mercedes, në vendin e 18-të.