Ambasadori britanik, Hargreaves: Inci’denti i rëndë në Zubin Potok duhet të hetohet sa më shpejt

Ambasadori britanik, Hargreaves: Inci’denti i rëndë në Zubin Potok duhet të hetohet sa më shpejt

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar ndaj sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, duke shprehur shqetësimin për pasojat e mundshme që mund të ketë për furnizimin me energji dhe ujë në të gjithë Kosovën.

Në një postim të tij në rrjetin social Facebook, Hargreaves theksoi se ky akt ka potencial për të shkaktuar dëme të rënda, duke rrezikuar stabilitetin e shërbimeve të rëndësishme për komunitetet në Kosovë.

“Incidenti serioz në Zubin Potok sonte ka pasoja potencialisht të rënda për furnizimin me energji dhe ujë të komuniteteve të ndryshme në shumë pjesë të Kosovës. Duhet të hetohet shpejt për çdo sulm të qëllimshëm në infrastrukturën kritike”, ka shtuar Hargreaves.

Ndaj, aktit të sotëm në kanalin Ibër – Lepenc kanë reaguar edhe SHBA, BE dhe EULEX-i, duke kërkuar që kryerësit e këtij akti të kapen dhe të nxirren para drejtësisë

Gjatë dy ditëve të fundit në veri të vendit, respektivisht në Zveçan, janë sulmuar me granata dore objektet e stacionit policor dhe ai i Komunës. /Telegrafi/

MARKETING