Fidan përshëndet urdhrin e arr’estit të GJNP-së për Netanyahun

Fidan përshëndet urdhrin e arr’estit të GJNP-së për Netanyahun

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan përshëndeti vendimin e gjykatës së OKB-së në Hagë për lëshimin e ​​urdhrave të arrestit për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, duke e quajtur atë një hap të mirë drejt “realizimit të drejtësisë”, transmeton Anadolu.

“Urdhrat e lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për Netanyahun dhe (Yoav) Gallant janë premtuese për sa i përket realizimit të drejtësisë”, tha Fidan në X.

Vendimi është një “hap jetik” në sjelljen para drejtësisë të zyrtarëve izraelitë që kanë kryer gjenocid ndaj palestinezëve, tha Fidan.

Fidan shtoi se Türkiye do të vazhdojë të punojë për zbatimin e ligjit ndërkombëtar në të gjitha institucionet dhe rregullave për të ndëshkuar gjenocidin.

“Kjo nuk është vetëm një detyrë ndaj palestinezëve që janë vrarë, por edhe ndaj të gjitha kombeve të shtypura dhe brezave të ardhshëm”, tha ai.

Gjykata me bazë në Hagë më herët gjatë ditës njoftoi urdhrat e arrestit për Netanyahun dhe Gallantin “për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera nga të paktën 8 tetori 2023 deri të paktën më 20 maj 2024”, datë kur prokurori i GJNP-së Karim Khan kërkoi lëshimin e fletarrestimeve.

Duke vepruar kështu, ajo gjithashtu hodhi poshtë njëzëri sfidimin ndaj juridiksionit nga ana e Izraelit sipas neneve 18 dhe 19 të Statutit të Romës.

Në lidhje me krimet e dyshuara, gjykata tha se “ka gjetur baza të arsyeshme” për të besuar se Netanyahu dhe Gallant “secili mbajnë përgjegjësi penale për krimet e mëposhtme si bashkëpunëtorë për kryerjen e akteve së bashku me të tjerët: krimi i luftës i urisë si një metodë lufte; dhe krimet kundër njerëzimit vrasje, persekutim dhe akte të tjera çnjerëzore”.

Urdhrat e arrestit vijnë ndërsa ofensiva gjenocidale e Izraelit në Gaza kohët e fundit ka hyrë në vitin e saj të dytë, duke vrarë tashmë rreth 44.000 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur mbi 103.000 të tjerë.

MARKETING