Qeveria e Shqipërisë do të shqyrtojë mbylljen TikTok dhe Snapchat
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë tha në një konferencë për mediat se do të hedhë në diskutim mbylljen e plotë të rrjeteve sociale si TikTok dhe Snapchat.
Ai ka theksuar se qeveria është në dilemë për të vendosur filtra apo të marrë masa drastike në mbylljen e rrjeteve sociale që janë kthyer në burim të dhunës.
“Çdo prind është dëshmitar i faktit që presioni i tërheqjes nga ekranet e smartfonëve bëhet i përballueshëm, jemi angazhuar në hulumtimin e kësaj problematike duke ndjekur se çfarë bëjnë vendet e tjera për ta ulur këtë presion gjithnjë e më të frikshëm, janë ndërmarrë iniciativa të ngjashme që nga Australia, ku po ndalohet përdorimi i aksesit për fëmijët, deri tek Franca që po bën vendosjen si kusht për hapjen e llogarive të fëmijëve nën 15 vjeç”
Tutje Rama në lidhje me këtë çështje ka thënë se duhet të bëhet mbyllja e plotë e rrjeteve sociale TikTok dhe SnapChat në Shqipëri.
“Dilema jonë si qeveri është nëse duhet të ecim edhe ne në drejtim të vendosjes së filtrave kur në të gjitha eksperiencat e deritanishme mësojmë se efektiviteti i tyre është i ulët ndërkohë që stimujt e dhunës në botën online vetëm rritet, apo të ndërmarrin masë drastike për mbylljen e plotë të TikTok dhe SnapChat në Shqipëri”, tha Rama.