Presidenti i Kilit tërhoqi vëmendjen për kriz’ën humanitare në Ga’za
Presidenti i Kilit, Gabriel Boric në fjalimin e tij në Samitin e 19-të të Liderëve të G20 të mbajtur në Rio de Janeiro të Brazilit theksoi krizën humanitare në Rripin e Gazës dhe problemet e varfërisë në mbarë botën, transmeton Anadolu.
Ai bëri thirrje për të punuar së bashku për të trajtuar pabarazinë, migrimin dhe sigurinë ushqimore në mbarë botën. “E njëjta gjë vlen edhe për konfliktin në Rripin e Gazës. Ne nuk hezitojmë të përsërisim qëndrimin tonë. Kriza e rëndë humanitare që po përjetojmë këto ditë, që na prek thellë, lë miliona njerëz ballë për ballë me pasojat e luftës”, tha Boric.
Sipas tij, vendet duhet të bëjnë më shumë përpjekje në luftën kundër urisë dhe varfërisë.
“Nëse duam të ulim varfërinë në të gjitha dimensionet e saj, ka çështje të përbashkëta që duhet t’i luftojmë së bashku. Nuk kam dyshim se nëse veprojmë me vendosmëri, ne mund të arrijmë një botë më të barabartë dhe më të drejtë”, tha presidenti kilian.