Izra’el, një grua e vra’rë dhe të paktën 15 të plag’osur nga disa sul’me me rak’eta nga Lib’ani

Izra’el, një grua e vra’rë dhe të paktën 15 të plag’osur nga disa sul’me me rak’eta nga Lib’ani

Sipas mediave izraelite, një grua është vrarë dhe të paktën 15 të tjerë janë plagosur në disa sulme me raketa sonte nga Libani drejt Izraelit, transmeton Anadolu.

Gruaja u vra në veri të Izraelit, përkatësisht kur një raketë e lëshuar nga Libani goditi një ndërtesë në qytetin Shefa-Amr.

Siç tha Magen David Adom nga shërbimet e urgjencës izraelite gruaja rreth të 50-ave ishte brenda një dhome të fortifikuar në një ndërtesë 3-katëshe kur raketa goditi ndërtesën, duke shkaktuar vdekjen e saj. Ai shtoi se dhjetë persona të tjerë, të cilët pësuan lëndime të lehta nga thyerja e xhamave, u evakuuan nga ndërtesa.

Shefa-Amr është një qytet arab i pushtuar nga Izraeli në vitin 1948, i vendosur në rajonin e Galilesë Perëndimore.

Ushtria raportoi se rreth 15 raketa u lëshuan nga Libani gjatë orës së kaluar, përfshirë në Galilenë Perëndimore, atë të Epërme dhe atë Qendrore. Ushtria pretendoi se ka kapur disa nga raketat, ndërsa të tjerat ranë në zona të hapura.

Po ashtu në një raketë tjetër, gjithashtu të lëshuar nga Libani në zonën e Tel Avivit, të paktën pesë izraelitë u plagosën.

Ushtria izraelite raportoi se ka kapur një raketë që kishte në shënjestër rajonin e Tel Avivit. Megjithatë, transmetuesit ‘Channel 12’ raportoi se pesë persona u plagosën pasi raketat e lëshuara nga Libani goditën zonën.

E përditshmja ‘Israel Hayom’ tha se një tjetër raketë goditi një zonë pranë një qendre tregtare në qytetin Ramat Gan në lindje të Tel Avivit, duke rezultuar në një zjarr në zonë.

Nga ana tjetër, ‘Channel 12’ tha se zjarri shpërtheu derisa copëzat nga një raketë përgjuese goditi një linjë elektrike në Ramat Gan.

Më herët, mediat izraelite raportuan se sirenat u dëgjuan në dhjetëra qytete në zonën e Tel Avivit pas zbulimit të lëshimit të raketave.

Ndërkohë, e përditshmja izraelite ‘Yedioth Ahronoth’ raportoi se një raketë goditi një autobus izraelit në qytetin Bnei Brak, po ashtu në lindje të Tel Avivit, me ngritjet dhe uljet e pezulluara në aeroportin Ben Gurion.

Të martën e kaluar, dy izraelitë u vranë kur një raketë goditi një ndërtesë banimi në vendbanimin Nahariya në Galilenë Perëndimore.

Izraeli ka qenë i përfshirë në një luftë ndërkufitare me Libanin për luftën e vazhdueshme të Tel Avivit ndaj Rripit të Gazës, në fund të shtatorit duke nisur një fushatë ajrore ndaj Libanit kundër atyre që pretendon se janë objektiva të grupit Hezbollah.

Sipas autoriteteve shëndetësore libaneze, të paktën 3.500 njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite në Liban, me afër 15 mijë të plagosur dhe më shumë se 1 milion të zhvendosur që nga tetori i kaluar.

Tel Avivi e zgjeroi konfliktin duke nisur një sulm tokësor në Libanin jugor më 1 tetor të këtij viti.

MARKETING