Erdoğan: 96 për qind e Ga’zës apo mbi 2 milion njerëz nuk kanë ushqim dhe ujë
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka përsëritur thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm në Rripin e Gazës, i cili është nën sulme të vazhdueshme izraelite, raporton Anadolu.
“Edhe një herë, unë bëj thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm përballë katastrofës humanitare që po shpaloset në Gaza”, tha Erdoğan në fjalimin e tij në samitin e liderëve të G20-tës në Brazil.
Duke tërhequr vëmendjen për krizën humanitare në enklavën palestineze të rrethuar nga Izraeli, Erdoğan tha se 96 për qind e popullsisë së saj apo “me fjalë të tjera mbi 2 milionë njerëz nuk kanë qasje në ushqim dhe ujë të shëndetshëm”.
Erdoğan po ashtu tha se vendi i tij i ka ofruar Gazës më shumë se 86 mijë tonë ndihma humanitare, ndërsa për Libanin ai tha se ndihma e Ankarasë ka kaluar 1.300 tonë.
Sipas klasifikimeve ndërkombëtare, theksoi presidenti turk, rreziku i urisë në Gaza ka arritur në nivelin e