Izr’aeli shkat’ërroi fshatin beduin palestinez Araqib për të 232-tën herë

Izr’aeli shkat’ërroi fshatin beduin palestinez Araqib për të 232-tën herë

Ushtarët izraelitë shkatërruan edhe një herë fshatin Arakib në shkretëtirën Negev në jug të vendit, ku jetojnë beduinët palestinezë, duke lënë shumë njerëz të pastrehë, raporton Anadolu.

MARKETING

Anëtari i Komitetit të Mbrojtjes së Arakib, Aziz al-Turi, në deklaratën e tij për Anadolu tha se ushtarët izraelitë shkatërruan fshatin për të 232-tën herë.

Duke thënë se ushtarët izraelitë shkatërruan shtëpitë e beduinëve palestinezë në Araqib për të dhjetën herë që nga fillimi i vitit, al-Turi tha se familjet palestineze janë të vendosura për të rindërtuar fshatin.

Më shumë se 80 palestinezë, shtetas të Izraelit, jetojnë në fshatin Arakib, fshat të cilin Izraeli e shkatërroi për herë të parë në korrik 2010. Shtëpitë e këtij fshati janë modeste, të ndërtuara me materiale druri dhe plastike.

Qeveria e Tel Avivit pretendon se fshati është “krijuar ilegalisht dhe duhet të shkatërrohet”. Banorët e fshatit deklarojnë se këto toka i kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre shumë kohë përpara themelimit të Izraelit.

– Fshatarët rindërtojnë shtëpitë e tyre pas çdo shkatërrimi

Fshatarët vazhdojnë rezistencën e tyre duke rindërtuar shtëpitë e tyre me materiale druri dhe plastike pas çdo shkatërrimi nga ushtarët izraelitë.

Izraeli, i cili nuk ofron shërbime thelbësore si energji elektrike dhe ujë për Araqib, ashti siç bën në fshatrat e tjerë në rajonin e Negevit, nuk e njeh pronësinë e tokës së palestinezëve që jetojnë në rajon.

Sipas burimeve palestineze, qeveria e Tel Avivit ka shpronësuar 11 milionë hektarë nga 12 milionë hektarë të shkretëtirës së Negevit, ku jetojnë 220 mijë palestinezë.

MARKETING