SHBA| Arre’stohet një person në Kapitol, lëvizte me ar’më zja’rri dhe vinte era benzinë
Policia e Kapitolit të SHBA-së thotë se sapo ka arrestuar një burrë që “vinte era karburant” dhe kishte një “armë zjarri” me vete në qendrën e vizitorëve të Kapitolit në Uashington DC.
Në një postim në X, policia thotë se burri u ndalua gjatë procesit të shqyrtimit në qendër.
“Burri mbante erë karburanti, kishte një pishtar dhe një armë zjarri”, thuhet në postim.
Policia ka deklaruar më pas se në çantën e të arrestuarit gjeti një pistoletë, një çakmak dhe një ndezës pishtari. Ai kishte gjithashtu “artikuj të tjerë” në çantën e shpinës.
Sipas BBC burri kishte “letra me vete” dhe u tha oficerëve se qëllimi i tij ishte t’i dorëzonte ato në Kongres, tha Manger.
Policia është ende duke u përpjekur të përcaktojë se nga ka ardhur personi i ndaluar dhe cilat ishin qëllimet e tij. /Euronews