Kryeministri izraelit Netanyahu shkarkon ministrin e Mbrojtjes
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, transmeton Anadolu.
“Besimi mes nesh (me Gallant) është lëkundur. Jam përpjekur shumë herë të mbyll hendekun mes nesh, por vetëm është zgjeruar”, thuhet në një deklaratë nga Zyra e Kryeministrit izraelit.
Mediat izraelite raportojnë Gallant është zëvendësuar nga ministri aktual i Punëve të Jashtme Israel Katz si ministër i Mbrojtjes.
Netanyahu dhe Gallant tashmë ishin në mosmarrëveshje dhe kryeministri izraelit kishte tentuar më parë të shkarkonte Gallantin, por ishte tërhequr nga ky vendim pas protestave.