Sondazh, shumica e amerikanëve “të shqetësuar” ose të “zhgënjyer” për ditën e zgjedhjeve

Sondazh, shumica e amerikanëve “të shqetësuar” ose të “zhgënjyer” për ditën e zgjedhjeve

Një sondazh i zhvilluar në SHBA zbuloi se 70 për qind e qytetarëve në vend ndihen “të shqetësuar” ose ” të zhgënjyer” për zgjedhjet presidenciale, transmeton Anadolu.

Sipas sondazhit të realizuar nga “The Associated Press” (AP) dhe Qendra për Kërkime për Çështjet Publike NORC, Demokratët dhe Republikanët ndajnë ndjenja të ngjashme për ditën e zgjedhjeve.

Ndërkohë 70 për qind e të anketuarve kanë thënë se ndihen “të shqetësuar” ose “të zhgënjyer” për ditën e zgjedhjeve.

Sondazhi tregon se demokratët kanë më shumë gjasa të ndiheshin “të shqetësuar” sesa republikanët, ndërsa të pavarurit ishin gjithashtu “të zhgënjyer” por “më pak të shqetësuar, më pak të interesuar dhe më pak të emocionuar” sesa mbështetësit e tjerë të partive.

Ndërsa të rriturit me ngjyrë të cilët janë shprehur se janë “më të emocionuar” se të rriturit e bardhë për garën midis kandidatit presidencial të Partisë Republikane dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe kandidates demokrate për president Kamala Harris, ndihen më pak “të zhgënjyer ose të shqetësuar” për fushatën.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se latino-amerikanët ndiheshin më pak të “zhgënjyer” në krahasim me votuesit e bardhë.

MARKETING