Spanjë, përmbytjet shkaktojnë vikt’ima

Spanjë, përmbytjet shkaktojnë vikt’ima

Është raportuar se reshjet e dendura të shiut që kanë prekur veçanërisht rajonet lindore dhe jugore të Spanjës, kanë shkaktuar humbje jete, transmeton Anadolu.

Carlos Mazon, kreu i qeverisë autonome të Valencias në lindje të vendit, tha se ka pasur të vdekur në disa rajone si pasojë e përmbytjeve dhe vërshimeve.

“Në disa nga pikat ku ka pasur qasje janë gjetur trupa të pajetë dhe vazhdojnë të gjenden trupa të tjerë. Për respekt të familjeve nuk do të japim asnjë informacion të mëtejshëm”, deklaroi Mazon, duke theksuar se fatkeqësia më e madhe ndodhi në rajon që nga viti 1996 për shkak të reshjeve të dendura.

– Raportohet për 7 persona të zhdukur

Mediat spanjolle raportuan se një person është zhdukur në Valencia dhe 6 persona në Albacete si pasojë e përmbytjeve dhe vërshimeve.

Gjithashtu është ndarë informacioni se kushtet e pafavorshme të motit shkaktuan dëme të mëdha në rajonet lindore dhe jugore ku ka rënë më shumë se 200 litra reshje për metër katror, ​përmbytje në zonat bujqësore, dëmtim të qindra automjeteve, rrëzimin e pemëve, shembjen e rrugëve dhe urave si dhe ndërprerje serioze në transportin tokësor dhe hekurudhor.

Qeveria spanjolle njoftoi se u krijua një tryezë krizash për shkak të humbjeve të jetës dhe pronës që kanë shkaktuar kushtet e pafavorshme të motit.

– Kryeministri Sanchez: Të shmangim udhëtimet e panevojshme

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, në llogarinë e tij në rrjetet sociale u shpreh se “Unë po ndjek nga afër dhe me shqetësim informacionin për personat e zhdukur dhe dëmet e shkaktuara nga shiu i dendur dhe stuhia e orëve të fundit. Të gjitha shërbimet e urgjencës, mbrojtjes civile, ekipi i reagimit të urgjencës ushtarake, policia dhe rojet civile janë në detyrë në rajon. Të jemi shumë të kujdesshëm përballë stuhisë dhe të shmangemi nga udhëtimet e panevojshme”.

Në deklaratën e bërë nga Pallati Mbretëror theksohet se po ndjekin me shumë shqetësim pasojat shkatërruese të reshjeve të dendura dhe stuhive në Valencia, Castilla-La Mancha, Murcia, Andaluzi dhe pjesë të tjera të Spanjës.

“Dëshira jonë e sinqertë është që qytetarët tanë të zhdukur të gjenden dhe të shpëtohen sa më shpejt të jetë e mundur. Ne jemi në solidaritet me mijëra prej njerëzve tanë të prekur nga kjo fatkeqësi. Falënderojmë të gjitha shërbimet e urgjencës, zjarrfikësve, policisë lokale, forcave të armatosura, policisë kombëtare dhe gardës civile për punën e tyre të lavdërueshme që e kryejnë nën kushte kaq të vështira”, thuhet në deklaratë.

MARKETING