Von der Leyen shkon në Serbi, Vuçiq: Ndjehuni si në shtëpinë tuaj, do të kemi diskutime me rëndësi

Von der Leyen shkon në Serbi, Vuçiq: Ndjehuni si në shtëpinë tuaj, do të kemi diskutime me rëndësi

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Serbi, me ç’rast është pritur në aeroportin Nikola Tesla nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Për këtë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është deklaruar përmes një postimi në Instagram.

“Mirë se erdhe në Serbi, e nderuara Presidente e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Është një nder i madh që mund t’ju pres përsëri në vendin tonë dhe një kënaqësi edhe më e madhe që mund t’ju tregoj përparimin që Serbia ka bërë që nga ajo kohë, vizita juaj e mëparshme”, ka shkruar ai.
Vuçiq po ashtu ka thënë se me von der Leyen pritet të kenë diskutime të rëndësishme për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe BE-së dhe përparimin e Serbisë në rrugën evropiane.

“Faleminderit për angazhimin dhe mbështetjen tuaj personale për Serbinë deri më tani. Ndjehuni si në shtëpinë tuaj këtu”, ka potencuar Vuçiq.

Von der Leyen po qëndron për një vizitë pune në Serbi, ndërkaq nesër do të vijë edhe në Kosovë.

MARKETING