Kurti për progresin në bisedime: Ne kemi marrëveshje tashmë, jo vetëm dialog
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nga gazetarët për progresin në procesin e dialogut me Serbinë.
“Ne kemi marrëveshje tashmë, jo vetëm dialog”, u përgjigj shkurtimisht Kurti.
Ndërkaq, në lidhje me dialogun, të enjten në Bruksel do të mbahet takimi i radhës në nivelin e kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, por ende nuk dihet nëse të njëjtit do të kenë një takim trepalësh.
Takimi i fundit në mes kryenegaciatorëve të Kosovës dhe Serbisë u mbajt më 17 shtator, ku Bislimi dhe Petkoviq nuk patën takim trepalësh por vetëm të ndarë me emisarin Lajçak.