Seuli qorton ambasadorin rus për shkak të dislokimit të trupave të Koresë së Veriut

Seuli qorton ambasadorin rus për shkak të dislokimit të trupave të Koresë së Veriut

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut ka thirrur në bisedë ambasadorin rus në Seul për të protestuar për atë që ka thënë se është dislokim i trupave të Koresë së Veriut në Rusi.

Zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Kim Hong-kyun, thirri në takim Georgy Zinoviev, të dërguarin rus në Seul, dhe i kërkoi tërheqjen e menjëhershme të ushtarëve të Koresë së Veriut nga Rusia, njoftoi ministria.

Kim tha se pjesëmarrja e trupave të Koresë së Jugut në luftën në Ukrainë përbën shkelje të rezolutave të Kombeve të Bashkuara dhe Kartës së OKB-së.
Po ashtu, sipas Kimit, kjo përbën edhe kërcënim serioz për sigurinë e Koresë së Jugut dhe shteteve të tjera.

“Ne dënojmë fuqishëm bashkëpunimin ilegal ushtarak të Koresë së Veriut, përfshirë dislokimin e trupave në Rusi”, citohet të ketë thënë ai, sipas Ministrisë së Jashtme.

“Ne do të përgjigjemi së bashku me komunitetin ndërkombëtar duke mobilizuar të gjitha mjetet që kemi kundër akteve që kërcënojnë interesat tona kyçe të sigurisë”, raporton REL.

MARKETING