Cigaret do të shtrenjtohen edhe në janar të 2025

Cigaret do të shtrenjtohen edhe në janar të 2025

Një pjesë e cigareve në Maqedoninë e Veriut këtë javë janë shtrenjtuar. Brendet më të njohura kanë një çmim 10 denarë më të shtrenjtë.

Shkak janë bërë ndryshimet e reja në Ligjin e Akcizës. Këto ndryshime kanë hyrë në fuqi që nga fillimi i vitit.

Kjo rrit normën e akcizës për cigaret, në mënyrë që të standardizohet me BE-në.

Qeveria do të përfitojë në buxhet rreth 13 milionë euro në vit.

Kjo nuk do të jetë rritja e fundit, pasi çmimet e produkteve të duhanit do të rriten çdo vit më 1 janar, duke arritur standardet e BE-së deri në vitin 2030. Edhe në janar rritja pritet të jetë 10 denarë.

MARKETING