Erdoğan: Netanyahu ka “mendësi ekspansioniste”, dëshiron ta shtrijë kon’fliktin përtej kufijve aktualë

Erdoğan: Netanyahu ka “mendësi ekspansioniste”, dëshiron ta shtrijë kon’fliktin përtej kufijve aktualë

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka një “mendësi ekspansioniste”, duke synuar qartë ta shtrijë konfliktin përtej kufijve të tij aktualë, raporton Anadolu.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Istanbul, presidenti Erdoğan tha se gjenocidi i kryer nga Izraeli në Gaza dhe territoret palestineze, si dhe sulmet në Liban, ishin temë e rëndësishme e diskutuar në takimin me kancelarin gjerman.

Erdoğan vuri në dukje se veprimet e Izraelit në Gaza janë shtrirë në Liban, duke shtuar se vdekjet e liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut u festuan si nga Tel Avivi, ashtu edhe nga Perëndimi.

Ai tha se Türkiye dëshiron të forcojë bashkëpunimin me Gjermaninë për blerjet e produkteve të industrisë së mbrojtjes.

“Ne dëshirojmë të përmirësojmë bashkëpunimin tonë duke lënë pas disa nga problemet e përjetuara në të kaluarën në kontekstin e furnizimit të produkteve të industrisë së mbrojtjes”, tha ai.

Presidenti turk gjithashtu deklaroi se Ankaraja dhe Berlini janë pajtuar në vendosmërinë për të luftuar grupet terroriste, veçanërisht PKK dhe FETO, të cilat kërcënojnë sigurinë publike edhe në Gjermani.

“Kemi marrëdhënie intensive me aleatin tonë në NATO, Gjermaninë, në çdo fushë të mundshme mes dy fuqive të mëdha”, tha Erdoğan.

MARKETING