Max Verstappen rikthehet te suksesi, triumfon në garën sprint në Austin dhe i “rrëmben” dy pikë Norris

Max Verstappen rikthehet te suksesi, triumfon në garën sprint në Austin dhe i “rrëmben” dy pikë Norris

Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, fitoi sot në mbrëmje garën sprint të zhvilluar në pistën amerikane të Austin. Kampioni i botës në Formula 1 e dominoi garën që e nisi nga “pole position”, duke u rikthyer te suksesi pas disa muajsh. Ai arriti të lërë pas rivalin e tij kryesor për titullin kampion, britanikun e McLaren, që gaboi në xhiron e fundit dhe u rendit i treti. Në vendin e dytë u klasifikua piloti spanjoll i Ferrari, Carlos Sainz, që bëri një paraqitje të mirë në pistën amerikane. Në vendin e katërt u klasifikua piloti tjetër i Ferrari, Charles Leclerc, që la pas dy makinat Mercedes të George Russell dhe Lewis Hamilton.

MARKETING

Fitorja në garën e sotme thellon në 54 pikë diferencën mes Verstappen dhe Norris, që i “rrëmbeu” dy pikë rivalit të tij.

MARKETING