Rritet për 8.3% numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut

Rritet për 8.3% numri i turistëve në Maqedoninë e Veriut

Në periudhën janar-gusht të vitit 2024, numri i turistëve është rritur për 8.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika (ESHS).

Te turistët vendas ka rënie prej 0.9 për qind, ndërsa te turistët e huaj rritje për 14.4 për qind.

Numri i bujtjeve është rritur për 5,3 për qind, te turistët vendas për 2,6 për qind, ndërsa te turistët e huaj për 9,3 për qind.

Numri i turistëve në gusht të këtij viti është 232.576. Prej tyre 48,6 për qind kanë qenë vendas, ndërsa 51,4 për qind turistë të huaj. Numri i bujtjeve arrin 911.478 dhe atë 74,3 për qind vendas dhe 25,7 për qind prej turistëve të huaj.

MARKETING